Sport

Shqipëria U-19 njeh rivalët në eliminatoret e Europianit 2022-2023…

8 Dhjetor 2021, 14:50 Nga DOSJA

ZVICER – Skuadra përfaqësuese e të rinjve kuqezi U-19, e drejtuar nga trajneri Armando Cungu, është shortuar në grupin 7, ku përballë Shqipërisë do të jetë edhe Spanja, Belgjika dhe Rusia.

Pas konsultimeve mes federatave, UEFA ka vendosur që ndeshjet e eliminatoreve të grupit 7 për Europianin të luhen në Belgjikë, më datat 21, 24 dhe 27 shtator 2022. Në bazë të rregullores, dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi, do të avancojnë në “Elite Round”, së bashku me skuadrën e tretë më të mirë të eliminatoreve.

Shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës, përcaktoi 13 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa faza finale e turneut do të zhvillohet në Maltë. Pas hedhjes së shortit, trajneri i përfaqësueses shqiptare U-19, Armando Cungu, u shpreh për Fshf.org se do të synojë që të marrë maksimumin nga këto eliminatore.

“Ajo që më intereson mua si trajner është të grumbullojmë e të rrisim sa më shumë lojtarë cilësorë që do t’i shërbejnë në të ardhmen Kombëtares. Ky është objektivi primar, ndërsa objektivi i dytë është marrja e rezultateve pozitive. Nuk do të shkojmë në Belgjikë për turizëm, kjo është e sigurt,”- deklaroi trajneri Cungu për Fshf.org.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “uefa football education programme” belgjika dhe rusia do të jetë edhe spanja është shortuar në grupin 7 komitetit ekzekutiv të uefa-s ku përballë shqipërisë “uefa football education programme” belgjika dhe rusia do të jetë edhe spanja është shortuar në grupin 7 komitetit ekzekutiv të uefa-s ku përballë shqipërisë

Sondazh

Poll