Sport

Ferrari kërkon lavdinë e dikurshme, gati posti i rëndësishëm për Jean Todt

8 Dhjetor 2021, 18:39 Nga DOSJA
Ferrari kërkon lavdinë e dikurshme, gati posti i

EUROPË-Jean Todt dhe Ferrari, një dyshe që solli gjashtë tituj pilotë dhe tetë konstruktorë në Formula 1 midis 1993 dhe 2009, mund të takohen sërish. Francezi, 76 vjeç në shkurt i përfundon mandati si president i FIA-s dhe në funksion të sezonit të ardhshëm sportiv ka nisur një ide magjepsëse. Todt mund të kthehet te Ferrari si super konsulent.

Giorgio Terruzzi flet për këtë temë në Corriere della Sera, duke shpjeguar se si Todt mund të bëhej për Ferrarin ashtu siç ishte Niki Lauda për Mercedes. Gjithashtu për shkak se marrëdhëniet me Mattia Binotto janë të shkëlqyera.

Drejtori, do të ishte i lirë të diskutonte çështje në nivele më të larta si rregulloret e reja teknike apo ndarja e parave midis skuadrave të ndryshme, aq më tepër duke pasur parasysh që Stefano Domenicali, pasardhësi i tij në Ferrari në 2009, tani është në krye të F1.

OK përfundimtar i Elkann mungon,megjithatë ai duket i magjepsur nga hipoteza: mbështetje për Ferrarin nga ata që e njohin mirë, për të forcuar strukturën e Ferrarit që prej vitesh ka humbur shumë shkëlqim.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ferrari jean todt ferrari jean todt

Sondazh

Poll