Sport

Eliminatoret e Europianit për U-17, shorti përcakton rivalët e Shqipërisë…

8 Dhjetor 2021, 17:15 Nga DOSJA

ZVICER – Edhe Shqipëria U-17 ka mësuar sot emrat e rivalëve që do të ketë përballë në fazën kualifikuese të Europianit 2022-2023 të kësaj moshe. Shorti i hedhur sot nga UEFA në Nyon të Zvicrës e ka vendosur ekipin përfaqësues U-17 të Shqipërisë, që drejtohet nga trajneri Ervin Bulku, në grupin 7 së bashku me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin.

Pas konsultimeve mes federatave të katër vendeve pjesëmarrëse në grup, UEFA ka vendosur që ndeshjet e kualifikueseve të zhvillohen në Kroaci në datat 20, 23 dhe 26 tetor 2022. Shorti përcaktoi 13 grupe me nga 4 skuadra, ndërsa faza finale e Europianit U-17 do të zhvillohet në Hungari në maj të vitit 2023.

Ashtu si edhe në Europianin e moshës U-19, në bazë të rregullores së UEFA-s, dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round”, së bashku me skuadrën e tretë më të mirë në të gjitha grupet në këto eliminatore.

Në lidhje me këtë short, trajneri i përfaqësueses U-17, Ervin Bulku, foli për objektivat kryesorë që ai ka në këtë fushatë kualifikuese, duke e vënë theksin tek evidentimi i lojtarëve të talentuar.

“U njoha me shortin e Europianit, patjetër që janë rivalë shumë të fortë, por të gjitha ekipet që marrin pjesë janë të një niveli shumë të lartë. Objektivi është që të përballemi si të barabartë me çdo kundërshtar dhe do të përpiqemi të marrim sa më shumë pikë. Është një mundësi e mirë për djemtë që të përballen me rivalë të tillë që në këtë moshë, pasi është shumë e vlefshme për të ardhmen”, – tha trajneri Bulku për FSHF.org

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “uefa football education programme” asnjë presion nga uefa kroacinë dhe uellsin me suedinë ndërsa faza finale e europianit u-17 shqiperia u-17 “uefa football education programme” asnjë presion nga uefa kroacinë dhe uellsin me suedinë ndërsa faza finale e europianit u-17 shqiperia u-17

Sondazh

Poll