Sport

Goditi kundërshtarin/ Inter gjobit Barellan, lojtari rrezikon edhe shiritin e…

8 Dhjetor 2021, 18:58 Nga DOSJA
Goditi kundërshtarin/ Inter gjobit Barellan, lojtari rrezikon edhe shiritin

ITALI-Nicolo Barella në telashe. Teksa pret të zbulojë se sa ditë skualifikim do të ketë për mesfushorin e Interit pas goditjes së kundërshtarit, gjatë ndeshjes ndaj Real Madrid, klubi zikaltër ka vendosur të gjobisë lojtarin për episodin e ndodhur.

Siç zbulohet nga “Gazzetta dello Sport”, në rregulloren e brendshme të klubit, për raste të tilla, automatikisht do të gjobitej çdo lojtar. Një tjetër problem është se drejtuesit sikur e kanë humbur besimin, pasi lojtari është projektuar si kapiteni i ri i skuadrës për sezonin e ardhshëm. Lojtari u ndëshkua me karton të kuq duke lënë skuadrën me 10 lojtarë, gjë që ndikoi jo pak në rezultatin e takimit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barella inter barella inter

Sondazh

Poll