Sport

Atalanta, në lojë jo vetëm kualifikimi! Ndaj Villareal luhet edhe për milionat

8 Dhjetor 2021, 19:24 Nga DOSJA
Atalanta, në lojë jo vetëm kualifikimi! Ndaj Villareal luhet edhe

ITALI- Vetëm disa minuta Atalanta do të luajë ndaj Villareal në raundin e fundit të Champions League. Për bergamaskët nuk do të jetë në lojë vetëm kalimi për në raundin tjetër.Skuadra italiane mund të sjelli në shtëpi një thesar që do ti lejonte të vazhdonte ëndrrën e saj për Europën edhe në të ardhmen.

Në rast kalimi të raundit të 1/16, UEFA do të shkruajë një çek prej 13 milionë eurosh, shtuar me fitoret në fazën e grupeve, të drejtat televizive dhe shitjet e biletave gjë që do ta çonte në 47 milionë euro. Përveç aspektit ekonomik, sigurisht që është edhe ai sportiv.

Ta mbyllësh grupin në vendin e dytë do të nënkuptojë përballjen me një skuadër më të fortë. Megjithatë një rënie në Europa League do të ishte një gjë e keqe, nga pikëpamja ekonomike të ardhurat do të pakësoheshin, por Atalanta aktuale mund të bëhet një nga pretendetët për Europa League.

Tifozët janë të ndarë: të zgjedhësh mes vazhdimit në Europën e të mëdhenjve apo përpjekjes për të fituar trofeun e dytë continental.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport atalanta champions league villareal atalanta champions league villareal

Sondazh

Poll