Sport

13 raste me COVID-19/ Ndaj Rennes, Conte drejton gishtin nga UEFA : Pse të luajmë?

8 Dhjetor 2021, 18:21 Nga DOSJA
13 raste me COVID-19/ Ndaj Rennes, Conte drejton gishtin nga UEFA : Pse të

ANGLI-Covid-19 ka shpërthyer te Tottenham dhe tani numri i të infektuarëve ka shkuar në 13 dhe e destinuar të rritet më tej. Trajneri Conte konfirmoi se 8 lojtarë janë infektuar, plus pesë anëtarë të stafit stërvitor.

“Çdo ditë kemi një pozitiv, të gjithë jemi pak të frikësuar – tha Conte në prag të ndeshjes së fundit të fazës së grupeve të Conference League kundër Rennes. Lojtarët kanë familjet e tyre, pse duhet të rrezikojmë? Kush do të jetë nesër? Unë? Nuk mund ta dimë. Më mirë unë se lojtarët, kjo është e sigurt, por kjo nuk është e drejtë.”

Conte drejton gishtin te UEFA dhe te vendimi për të luajtur rregullisht ndeshjen me francezët, pavarësisht infektimeve të shumta: “Tottenham e ka detyrimin të fitojë për të kaluar në raundin tjetër. Të flasësh për futbollin sot është e pamundur – tha Conte – Situata është e rëndë, ka një infeksion të madh.

Po përgatitemi për ndeshjen kundër Rennes, por është shumë e vështirë”. Nuk dihet ende nëse Tottenham do të dalë në fushë të dielën në Brighton, pasi protokolli shëndetësor i parashikuar nga Premier League ndryshon nga ai i ndjekur nga UEFA.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport conte tottenham conte tottenham

Sondazh

Poll