Aktualitet

1 vit nga vrasja e Klodian Rashës, qytetarët mblidhen para MB, ndezin qiri

7 Dhjetor 2021, 17:38 Nga DOSJA
1 vit nga vrasja e Klodian Rashës, qytetarët mblidhen para MB, ndezin

TIRANË– Nesër, më datë 8 dhjetor pritet që të mbahen homazhe për Klodian Rashën, të riun që u vra një vit më parë nga ish-efektivi Nevaldo Hajdaraj. Përmes postimeve në rrjetet sociale, është lajmëruar se ditën e nesërme do të ndizen qiri përpara Ministrisë së Brendshme, në nder të kujtimit të Rahës që u vra në moshën 25-vjeçare.

“Për Klodian Rashën. Homazhe Përkujtimore. E mërkurë, ora 18:00. Përballë Ministrisë së Brendshme. Më 8 dhjetor, do ndezim qirinj këtu. Klodian Rasha u vra në moshën 25 vjeç,”- shkruhet në njoftim.

Autori i vrasjes, ish-efektivi Nevaldo Hajdaraj është dënuar nga gjykata me 15 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të qëndrojë në qeli për vetëm 10 vite. Ky vendim është ankimuar nga Prokuroria, e cila kërkon që Hajdaraj të mbyllet për 20 vite.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian rasha nevaldo hajdaraj klodian rasha nevaldo hajdaraj

Sondazh

Poll