Aktualitet

A u vetëvra Adem Rusi? Vëllai: Ishte 120 kg djalë, përralla me mbret, s’ka drejtësi

7 Dhjetor 2021, 15:51 Nga DOSJA
A u vetëvra Adem Rusi? Vëllai: Ishte 120 kg djalë, përralla

TIRANË– Shkëlqim Rusi, vëllai i Adem Rusit, shqiptarit që u raportuar se vrau veten është shprehur se nuk ka shpresa që do të gjejë drejtësi për këtë ngjarje të rëndë. Në një intervistë për Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, Rusi kërkon që të bëhet autopsia e të vëllait në Shqipëri. Ai shton se Adem Rusi nuk kishte asnjë arsye që të vriste veten dhe se rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja e bëjnë akoma më të pabesueshme.

Fakti që Adem Rusi ishte një djalë me fizik të bëshëm e që të jetë vetëvarur me një lidhëse këpucësh në derën e një furgoni në sy të tre gardianëve që e shoqëronin e bëjnë ngjarjen akoma më të pabesueshmë për familjen e shqiptarit.

“Morën nënën is fillim në telefon. Na thanë vëllanë e kemi dërguar në spital. Po pse i thashë unë, ishte mirë e bukur. Po i dridhej zëri atij. Më tha që vrau veten me lidhëze këpucësh. Ndërkohë që ishte i shoqëruar me garidanë dhe u thashë e keni vrarë ju këtë sepse nuk ka shans që të jetë vetëvrasje kjo gjë. Më thanë që ka lënë një letër, shkrimin e njoha. Ne duam që të bëhet autopsia këtu në Shqipëri sepse nuk na ka shfaqur asnjë lloj shqetësimi. Bëhej transferimi i tij në fakt sa në një burg në tjetrin. Unë e di që nuk do të gjejmë drejtësi dhe do ta qepin dosjen sipas qejfit të tyre, njësoj siç ka ndodhur edhe me kufomat e tjera. I kanë vrarë me kamera në sy dhe nuk kanë pranuar asgjë. Na thanë që është vrarë në dritare të furgonit, me një lidhëse këpucësh, ai ishte 120 kile djalë, i shoqëruar me dy apo tre guardianë burgu. Kjo është një gënjeshtër dhe një përrallë me mbret. Nëse nuk do të shoqëroheshin, do të kishte arratisje çdo ditë,”- tha ai ndër të tjera.  

Lajmi për vdekjen e Adem Rusit u raportua nga mediat greke pak ditë më parë, të cilat bënë me dije se shqiptari po transportohej nga spitali i Amfisës ku ishte dërguar për kurim drejt burgut të Malandrinos. Por në një moment, 38-vjeçari pretendohet të ketë varur veten me lidhëset e këpucëve në dritaren e furgonit të policisë, por ndërkohë që duhet të monitorohej gjithë kohën nga gardianët. Ngjarja ka nisur të hetohet, pasi nga autoritetet cilësohet si mjaft e dyshimtë.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adem rusi shkelqim rusi vetevaret shqiptari ne greqi adem rusi shkelqim rusi vetevaret shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll