Aktualitet

Spaho-Bashës: Kujdes kur thua se je zgjedhur me 85% të votave, ka dëshmitarë e fakte

7 Dhjetor 2021, 17:23 Nga DOSJA
Spaho-Bashës: Kujdes kur thua se je zgjedhur me 85% të votave, ka

TIRANË – Deputeti demokrat Edmond Spaho reagoi pas intervistës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në “Neës 24”, i cili tha se është lider legjitim i zgjedhur me 85% të votave të anëtarësisë në 17 korrik. Spaho shkruan në rrjetet sociale se Basha nuk duhet të ketë kujdes kur e thotë këtë gjë pasi ka fakte e dëshmitarë, duke vënë në dyshim proçesin zgjedhor brenda selisë blu.

Spaho mbyll postimin me ironi duke përmendur njërën prej gafave të kryedemokratit Basha “rizgjedhja e tij në krye të PD-së nuk është si 7×7=42”.

POSTIMI I EDMOND SPAHOS:

Beteja sapo ka filluar…me mullinjte e eres. Kemi 9 vjet qe na con ne “beteja” por nuk dime perse luftojme dhe me ke luftojme.
Luftrat e tua jane imagjinare deri ne qesharake. Kujdes me deklarimin qe je zgjedhur me 85% te votave te anetareve. Ka plot fakte dhe deshmitare. Nuk eshte 7×7=42.

Çfarë tha Basha në intervistë? 

Basha u pyet nëse e kishte menduar ndonjëherë dorëhqjen e tij nga posti si kryetar i Partisë Demokratike dhe tha se nuk ka ndërmend ta bëjë këtë gjë pasi është zgjedhur me votë nga demokratët për t’i drejtuar kundër asaj që e cilëson si regjimi i Edi Ramës.

“Asgjë nuk ka ndryshuar që nga momenti kur 85% e anëtarësisë ka votuar një anëtarë një votë dhe më ka besuar ti udhëheq në betejën kundër një regjimi që masakroi votën e shqiptarëve,”- tha Basha. 

(d.v;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edmond spaho lulzim basha edmond spaho lulzim basha

Sondazh

Poll