Aktualitet

Nesër 8 dhjetori, Basha dhe Berisha të ndarë në dy ceremoni

7 Dhjetor 2021, 15:41 Nga DOSJA
Nesër 8 dhjetori, Basha dhe Berisha të ndarë në dy ceremoni

TIRANË- Nesër është 8 dhjetori, Dita e Rinisë, e cila përkujtohet nga Partia Demokratike. Por për herë të parë, dy prej figurave kryesore të Partisë Demokratike do të ‘festojnë’ të ndarë. Kryetari aktual Lulzim Basha ka bërë me dije se me më 8 dhjetor do të zhvillojë një takim në ambientet e ArTurbinës, ndërkohë që edhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha do të mbajë “Foltoren” e fundit. Vetë Berisha ka njoftuar se do të mbajë një takim me ish-studentët e dhjetorit, ndërsa premtoi edhe homazhe në Qytet Studenti tek shtatorja e Azem Hajdarit, gjithashtu figurë historike e PD-së.

8 dhjetori, që ndryshe njihet dhe si Dita e Rinisë në Shqipëri mbledh për çdo vit figurat më të shquara të Partisë Demokratike në QS, vendi ku dhe studentët u ngritën të bashkuarp prë të sjellë pluralimin në vendin tonë pasi gati gjysmë shekulli diktaturë.

Por pse Basha e Berisha do të jenë të ndarë? Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike 8 dhjetor 2021 lulzim basha sali berisha 8 dhjetor 2021 lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll