Aktualitet

Testi i drogës në polici,11 efektivë të komisariatit nr.2 kërkojnë rikthimin në punë

7 Dhjetor 2021, 15:47 Nga DOSJA
Testi i drogës në polici,11 efektivë të komisariatit nr.2

TIRANË – Urdhëri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano për përjashtimin e efektivëve të policisë që rezultojnë përdorues të lëndëve narkotike ka krijuar mosmarrëveshje brenda institucionit të policisë. Ditën e sotme, 11 punonjës të rendit në Komisariatin nr.2 të kryeqytetit rezultuan negativ në testin për përdorim droge, teksa në testin e parë dolën pozitiv. Duke parë këto rezultate, ata kanë kërkuar menjëherë rikthimin në punë.

Në këtë mënyrë, edhe efektivët e tjerë të përjashtuar në komisariatet e tjera të vendit kanë kërkuar përsëritjen e testit.

Deri tani, janë konfirmuar 51 punonjës si konsumues të lëndëve narkotike në radhët e policisë së shtetit, ku 18 prej tyre rezultuan në Vlorë e Sarandë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gledis nano komisariati nr 2 gledis nano komisariati nr 2

Sondazh

Poll