Aktualitet

Escobar dhe ‘këmbanat’ e Kim, a nis të enjten aksioni i SHBA kundër korrupsionit?

7 Dhjetor 2021, 16:30 Nga DOSJA
Escobar dhe ‘këmbanat’ e Kim, a nis të enjten aksioni i

TIRANË– Pyetja “Për kë bien këto këmbana?” duket se do të marrë përgjigje në 48 orët e ardhshme. Administrata e presidentit amerikan Joe Biden pritet që të publikojë sanksionet e para ndaj “të korruptuarve” në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku mendohet se pjesë do të bëhet edhe Shqipëria. Deri më tani nuk ka asnjë emër se për kë do të bien këmbanat por mesa duket pikëpyetjet do të marrin përgjigje shumë shpejt. Kur vetëm 2 ditë na ndajnë nga vizita e të dërguarit të posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar janë bërë me dije edhe detaje për axhendën e tij në Tiranë. Ambasada Amerikanë në Shqipëri ka bërë me dije se Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Por nuk dihet nëse do të flasë me emra apo thjeshtë do të shpjegojë 5 shtyllat ku bazohet edhe nisma e ndërmarrë nga Amerika.

“Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike. Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime. Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor,”-shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane.

Ku konkretisht qëndron Strategjia kundër Korrupsionit?

E gjitha është e bazuar në 5 shtylla! Strategjia organizon përpjekjet e Qeverisë së SHBA-ve për të luftuar korrupsionin nën pesë shtylla që përforcojnë njëra-tjetrën: Modernizimi, koordinimi dhe sigurimi i burimeve të qeverisë amerikane për të luftuar korrupsionin, ka qenë e para e listuar në Strategjinë e Biden Kundër Korrupsionit; Frenimi i financimeve të paligjshme, ku aktorët e korruptuar mbështeten në dobësitë e Shteteve të Bashkuara dhe sistemet financiare ndërkombëtare për të “dëmtuar” pronësinë e aseteve, si dhe për të pastruar të ardhurat e aktiviteteve të tyre të paligjshme; mbajtja e përgjegjësive të aktorëve të korruptuar; ruajtja dhe forcimi i strukturës shumëpalësh në luftën kundër korrupsionit dhe në fund renditet edhe përmirësimi i angazhimit diplomatik dhe shfrytëzimi i burimeve të ndihmës së huaj për të arritur qëllimet e politikës kundër korrupsionit.

(k.m.f.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike gabriel escobar gabriel escobar ne tirane gabriel escobar gabriel escobar ne tirane

Sondazh

Poll