Aktualitet

Rifurnizohen me energji elektrike 160 familje në Mat, OSHEE: Po u vidhet gjithçka

7 Dhjetor 2021, 15:39 Nga DOSJA
Rifurnizohen me energji elektrike 160 familje në Mat, OSHEE: Po u vidhet

MAT– 160 familje në zonën e Matit janë furnizuar me energji elektrike pas 24 orësh errësirë. Mësohet se OSHEE-së i është dashur më shumë se 24 orë për të zëvendësuar transformatorin në fshatin Zenisht të cilin e vodhën persona ende të paidentifikuar.

Njoftimi i OSHEE:

Mat, rikthehet energjia për 160 familje, OSHEE zëvendëson transformatorin Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Burrel ka bërë të mundur mbrëmjen e djeshme zëvendësimin e transformatorit në fshatin Zenisht të Njësisë Administrative Lis, i cili u vjedh nga persona ende të paidentifikuar.160 familjet e këtij fshati ngritën shqetësimin e vjedhjeve të shumta që po ju bëhen prej kohësh.

Sipas banorëve hajdutët kanë vjedhur në fshat edhe lopë e viça, ndërsa nuk ka asnjë të arrestuar nga policia. Ata vijojnë të apelojnë që fshati i tyre të patrullohet gjatë natës nga forcat e rendit pasi vjedhjet bëhet nga ora 24:00 deri në 4:00 të mëngjesit. Pre e vjedhjes një ditë më parë ranë dy transformator në fshatin Zenisht, ndërsa pak javë më parë është vjedhur edhe transformatori i fshatit Batërr e Vogël.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mat oshee tirane zenisht mat oshee tirane zenisht

Sondazh

Poll