Aktualitet

Morinë/ I riu kapet me 39 mijë euro të padeklaruara dhe një pajisje kriptomonedhash

7 Dhjetor 2021, 15:42 Nga DOSJA
Morinë/ I riu kapet me 39 mijë euro të padeklaruara dhe një

MORINË-39 mijë euro të padeklaruar janë kapur në pikën kufitare të Morinës. Policia e Shtetit ka nisur hetimet për një 33-vjeçar, i identifikuar me inicialet B.B., banues në Maqedoninë e Veriut. Mjeti që drejtohej nga i riu ka kaluar në vijë të dytë të kontrollit të imtësishëm në doganë, ndërsa në makinë u gjet edhe një pajisje që shërben për prodhimin e kriptomonedhave.

NJOFTIMI I PLOTË:

Morinë, Kukës

Policia Kufitare, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, godet një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 39.000 euro dhe një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, si rezultat i kontrolleve të shtuara, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Kukës dhe autoritetet doganore, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 39.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar, si dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave. Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi B. B., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet morine morine

Sondazh

Poll