Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Hoxha, Fredi Rrushi lihet në burg, i vëllai në arrest shtëpie

7 Dhjetor 2021, 13:50 Nga DOSJA
Vrasja e biznesmenit Hoxha, Fredi Rrushi lihet në burg, i vëllai

TIRANË – Gjykata e Apelit ka lënë në burg Fredi Rrushin, i cili vrau mikun e tij, biznesmenin Ruzhdi Hoxha, ndërsa i ndryshoi masën e arrestit vëllait të Rrushit, Pajtimit, të cilin e la në ‘arrest shtëpie’. Dyshohet se biznesmeni Hoxha u vra për shkak të prishjes së pazareve të drogës dhe borxheve që viktima u kishte vëllezërve Rrushi.

Në Gjykatën e Apelit, ata u shprehën se viktimën “e kishim mik dhe nuk kishim arsye për ta vrarë’, por kjo thënie është parë si justifikim për t’i shpëtuar dënimit. 43-vjeçari u gjet i vdekur në Malin me Gropa në 6 nëntor. Ai ishte zhdukur prej dy javësh nga shtëpia dhe familja denoncoi në polici. Fredi Rrushi akuzohet si autor i krimit, kurse vëllai i tij si bashkëpunëtor në krim dhe moskallëzim të ngjarjes.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

Më datë  24.10.2021, në Tiranë, shtetasi me iniciale S.H ka raportuar se ka humbur kontaktet me babin e tij. Pas disa ditësh gjëndet i pajetë në zonën e Dajtit, trupi i biznesmenit me iniciale R.H. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë personat me iniciale F.Rr dhe P.Rr.

Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit për personi nën hetim  F.Rr, i dyshuar për kryerjen e veprave   penale “ Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”, parashikuar nga neni  78, 278, 303  i  Kodit Penal si dhe për personin nën hetim P.Rr, i dyshuar për kryerjen e veprës   penale “Veprime që pengojnë zbulimin e se vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”, parashikuar nga neni  301 dhe  303  i  Kodit Penal .

Me vendimin nr. 1999 Akti, datë 10.11.2021 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

-Për personin nën hetim F.Rr caktimin e masës së sigurimit  “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave   penale “ Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”.

-Për personin nën hetim P.Rr caktimin e masës së sigurimit  “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave   penale “Veprime që pengojnë zbulimin e se vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hetim F.Rr dhe P.Rr..

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 1120 , date 07.12.2021 vendosi:

-Miratimin e Vendimit nr.1999 Akti, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane lidhur me personin nen hetim F.Rr. Miratimin e Vendimit nr.1999 Akti, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane lidhur me personin nen hetim P.Rr.

-Ndryshimin e vendimit Nr.1999 Akti, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane duke caktuar si masë sigurimi ndaj personit nën hetim P.Rr atë të “Arrest në Shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr.Penale.

-Urdhërohet qëndrimi i personit nën hetim P.Rr ambientet e banimit në adresën.

-Urdhërohet lirimi i menjëhereshëm i personit nën hetim P.Rr, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale. Ngarkohet Organi i Prokurorisë për ekzekutimin e këtij vendimi.

(E.H/Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fredi rrushi pajtim rrushi vritet rruzhdi hoxha fredi rrushi pajtim rrushi vritet rruzhdi hoxha

Sondazh

Poll