Aktualitet

Selmanaj paraprin Ramën, vetemërohet drejtoreshë në AZHBR, merr zyrën e Krifcës

7 Dhjetor 2021, 15:12 Nga DOSJA
Selmanaj paraprin Ramën, vetemërohet drejtoreshë në AZHBR,

TIRANË– Eranda Selmanaj (Mulla) është personi që ka zëvendësuar Frida Krifcën, e cila u bë pjesë e kabinetit të kryeministrit Edi Rama duke marrë nën drejtim Ministrinë e Bujqësisë. Në shkresat e siguruara nga Dosja.al shihet se Selmanaj edhe pse zyrtarisht mban postin e Drejtoreshës së Drejtorisë së Autorizimit të Pagesave ka nisur dhe firmos si drejtoresha e AZHBR-së.

Ende pa dalë vendimi i Këshillit të Ministrave për emërimin e saj, Selmanaj e ka zënë tashmë zyrën e drejtoreshes dhe vulos shkresat. Një prej tyre është edhe shkresa e mëposhtme që i është dërguar një personi që ka aplikuar për një nga programet e AZHBR-së dhe në fund mban emrin e Selmanajt.

Eranda Selmanaj ka punuar në AZHBR që prej vitit 2010, fillimisht si inspektore në Departamentin e Auditit të Brendshëm, më vonë Përgjegjëse e Sektorit dhe prej vitit 2019 ka qenë Drejtore e Drejtorisë së Autorizimit të Pagesave. Siç duket pas dy vitesh qëndrimi në këtë post, ajo e ka marrë të mirëqenë ngjitjen e një tjetër shkalle në karrierë, por këtë herë ende pa u bërë gjërat formale.

Vetë kryeministri Edi Rama s’e ka marrë vendimin por ministria ndjek sloganin e Rilindjes: Nuk ka kohë për të humbur!

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama eranda selmanaj frida krifca edi rama eranda selmanaj frida krifca

Sondazh

Poll