Aktualitet

Policia Bashkiake thirrje shoferëve: Mos parkoni ku nuk lejohet, do iu vëmë gjobë

7 Dhjetor 2021, 13:35 Nga DOSJA
Policia Bashkiake thirrje shoferëve: Mos parkoni ku nuk lejohet, do iu

TIRANË– Policia Bashkiake ka lëshuar një paralajmërim për të gjithë drejtuesit e mjeteve në Tiranë. Në prag të festave të fundvitit, kur fluksi i mjeteve që qarkullojnë në vend shtohet, të gjithë shoferëve u është kërkuar që të zbatojnë rregullat e sinjalistikës rrugore. Ndryshe do të merren masa administrative, ose mjeti do të bllokohet.

Në vijim të punës së përditshme, në funksion të marrjes së masave për lehtësimin e trafikut në qytet, në bashkëpunim të ngushtë edhe me Policia Rrugore, shërbimet e Policisë Bashkiake, po marrin vazhdimisht masa, për parkimet e gabuara. Gjatë muajit Dhjetor, vihet re një shtim i automjeteve  me targa të huaja, drejtuesit e të cilave nuk po respektojnë si duhet sinjalistiken rrugore të vendosur, duke u bërë në mjaft raste, pengesë për lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Policia Bashkiake, u bën thirrje, të gjithë drejtuesve të automjeteve, qofshin ata qytetarë të Tiranës, të ardhur nga rrethet e tjera, apo nga jashtë Shqipërisë për të festuar festat e fundvitit pranë familjeve të tyre, që të bëjnë kujdes të shtuar ndër të tjera, edhe me parkimin e automjeteve të tyre konform sinjalistikës rrugore, pasi në të kundërt do të jenë objekt i masave administrative, bllokimit të mjeteve të tyre me bllokues gome, apo heqia me mjet ngritës sipas rastit dhe transportimit për në pikat e bllokimit të automjeteve,”-shkruhet në njoftim.

POSTIMI I PLOTË:

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia bashkiake tirane policia bashkiake tirane

Sondazh

Poll