Aktualitet

U vetëvra me lidhësen e këpucëve, zbulohet letra kur shqiptari kërkonte të arsimohej

7 Dhjetor 2021, 13:32 Nga DOSJA
U vetëvra me lidhësen e këpucëve, zbulohet letra kur

GREQI – Adem Rusi, i riu shqiptar, i cili u tha se vrau veten ditën e djeshme në Greqi brenda furgonit të Policisë, ka shkruar një letër në vitin 2017, ku i kërkonte drejtorit të burgut në Larisa, ku ai ishte në atë kohë, që të vazhdonte shkollën “Shkolla e një mundësie të dytë”.

“Këtë vit mbarova 2 vite gjimnaz dhe duhet të kthehem në qeli dhe përditshmëria ime është shumë e mërzitshme për trurin tim”, shkruante ndër të tjera shqiptari i ndjerë në atë letër.

Kujtojmë se letra në fjalë në atë kohë bëri xhiro në mediat greke, të cilat raportuan kërkesën e të riut, i cili kërkonte që të arsimohej. Mediat greke raportuan se shqiptari i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvarur me lidhësen e këpucëve në furgonin e policisë së burgut. Nga ana tjetër vëllai i viktimës, Shkëlqim Rusi deklaroi sot për mediat vendase se Ademi nuk ishte vetëvrarë, por akuzoi gardianët e burgut për vrasje.

LEXONI KËTU: VD-Shqiptari u vetëvra në furgonit të Policisë greke, i vëllai:E kanë bërë gardianët

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adem rusi shkelqim rusi vetevaret shqiptari ne greqi adem rusi shkelqim rusi vetevaret shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll