Aktualitet

Plagosje në Pukë/ Plagosi me thikë një 52-vjeçar, arrestohet autori

7 Dhjetor 2021, 12:46 Nga DOSJA
Plagosje në Pukë/ Plagosi me thikë një 52-vjeçar,

PUKË– Një person ka rënë në prangat e policisë së Pukës, pasi ka plagosur me thikë një 52-vjeçar. Në një njoftim zyrtar, Policia e Shtetit ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Fushë-Arrës, ku i dyshuari kryesor, një 43-vjeçar, i identifikuar me inicialet F. M., ka plagosur një tjetër. I lënduari ndodhet në spitalin e Pukës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Pukë

Plagosi me thikë një 52-vjeçar, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë kapet autori i dyshuar i ngjarjes. Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:30, në Fushë Arrëz, shtetasi F. M., 43 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin D. G., 52 vjeç, banues në Fushë Arrëz. I dëmtuari ndodhet në spitalin e Pukës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit puke policia e shtetit puke

Sondazh

Poll