Aktualitet

VD-Shqiptari u vetëvra në furgonit të Policisë greke, i vëllai:E kanë bërë gardianët

7 Dhjetor 2021, 10:43 Nga DOSJA
VD-Shqiptari u vetëvra në furgonit të Policisë greke, i

TIRANË– Shkëlqim Rusi, vëllai i Ademit, shqiptari që u vetëvra brenda furgonit të Policisë greke, pretendon ngjarja ka ndodhur krejt ndryshe. Në një prononcim për mediat, Rusi është shprehur se beson që i vëllai është dhunuar për vdekje nga gardianët që e shoqëruan në burg. Sipas tij, 3 ditë para ngjarjes kishte komunikuar me të vëllanë në telefon, duke mos pikasur asnjë gjë të dyshimtë. Ndërsa shton se për vetëm disa muaj i vëllai mbaronte dënimin, ndaj nuk kishte logjikë që të kishte kryer vetëvrasje.

Ndër të gjitha pretendimet, ai kërkon ndihmë për sjelljen e trupit në Shqipëri, ku bën me dije se do t’i nënshtrohet një autopsie të dytë për të marrë vesh shkakun e vërtetë të vdekjes.

U bë mirë nga spitali, vrau veten. Ishte dënuar 20 vite për vrasje dhe i kishin mbetur 2-3 muaj. Kishte folur me të gjithë njerëzit, e u kishte bërë përshtypje. Atëherë e kanë vrarë. Gardianët, ata që e shoqëruan. Si mund të jetë vetëvarur në furgon. Duam t’i bëhet autopsia. Presim këto 2-3 ditë të marrim trupin. T’i bëhet autopsia se ky shtet fle gjumë. Kam vajtur në prokurorinë e Korçës dhe thonë që nuk kemi akses të informohemi. Ai shumicën e burgut e ka bërë. Ai që ka vrarë vëllai im është shtetas grek. Nuk e di mund të jetë hakmarrë, po nuk dua të drejtoj gishtin kot,-tha ai para kamerave.

Lajmi për vdekjen e Adem Rusit u raportua nga mediat greke pak ditë më parë, të cilat bënë me dije se shqiptari po transportohej nga spitali i Amfisës ku ishte dërguar për kurim drejt burgut të Malandrinos. Por në një moment, 38-vjeçari pretendohet të ketë varur veten me lidhëset e këpucëve në dritaren e furgonit të policisë, por ndërkohë që duhet të monitorohej gjithë kohën nga gardianët. Ngjarja ka nisur të hetohet, pasi nga autoritetet cilësohet si mjaft e dyshimtë.

LEXO EDHE:

FOTO/ I dha fund jetës brenda furgonit të policisë greke, ky është shqiptari

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adem rusi shkelqim rusi vetevaret shqiptari ne greqi adem rusi shkelqim rusi vetevaret shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll