Politike

VD-Restaurimi i murit të Kalasë në Durrës, Kim: Vendi juaj ka një histori të pasur

7 Dhjetor 2021, 12:38 Nga DOSJA
VD-Restaurimi i murit të Kalasë në Durrës, Kim: Vendi juaj

DURRËS– Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ishte e pranishme ditën e sotme në Durrës, aty ku mori pjesë në punimet që po bëhen për restaurimet e murit të Kalasë. Kim e nisi mesazhin e saj në fjalën e rastit me një ngushëllim për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit teksa theksoi se SHBA është krenare që është pjesë e përpjekjes rindërtuese. Ajo u shpreh se Shqipëria është një vend me trashëgimi të shumta kulturore të cilat ia përcjell jo vetëm brezave të ardhshëm por dhe gjithë botës.

“Kur erdha këtu në muajin janar ishte duke u bërë një punë e madhe me procesin e rindërtimit që akoma nuk ka mbaruar por vazhdon edhe në ditën e sotme. Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm, ka një histori shumë të pasur, kam pasur mundësinë të vizitoj kështjellat e saj, vepra artit të qyteteve antike. Kushdo që vjen në Shqipëri kja mundësi të admirojë trashëgimninë kulturore tja përcjellë brezat e ardhshëm jo vetëm shqiptar por të gjithë botën. Neë jemi krenar si ambasadë e SHBA që të jemi pjesë e kësaj përpjekje rindërtuese përmes fondit të ambasadorëve për SHBA pr ruajtjen e trashëgimnisë kulturore por gjithashtu jemi krenar për ta bërë këtë me miqtë e ambasadës suedeze. Dëshirtoj të falënderoj artkitektët që kanë punuar pa u lodhur duke mbrojtur këtë trashëgimni kulturore për brezat në vijim”, tha Yuri Kim.

Qeveria amerikane ka dhënë një fond prej 800 mijë dollarësh për rikonstruksionin e katër objekteve të rëndësishme të kulturës, historisë e arkeologjisë shqiptare që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike yuri kim yuri kim në durrës yuri kim yuri kim në durrës

Sondazh

Poll