Politike

EMRI / Përfaqësuesi i Tom Doshit firmos si delegat i Sali Berishës

6 Dhjetor 2021, 13:39 Nga DOSJA
EMRI / Përfaqësuesi i Tom Doshit firmos si delegat i Sali

SHKODËR – Përparim Kolaveri, përfaqësuesi i Tom Doshit ka firmosur si delegat i ish-kryeministrit Berisha për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Këtë e ka konfirmuar deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, teksa denoncon faktin se e gjithë kjo po bëhet për të përçarë PD-në dhe se gjithçka shkon në interes të Edi Ramës.

Reagimi i plotë i Endri Hasës:

Në 8 vite, Partia Demokratike ka dënuar ashpër influencën e grupeve kriminale në politikë dhe ka zhvilluar një betejë të hapur kundër përfshirjes së tyre në politikë duke miratuar dhe ligjin e dekriminalizimit. Është trishtuese që sot persona të skeduar si të lidhur me krimin dhe ortakët e Edi Ramës në masakrën zgjedhore, Aqif Rakipi dhe Tom Doshi, ndërhyjnë që të mbledhin firma për Sali Berishën. Një ndër ta është edhe Përparim Kolaveri, përfaqësues i Tom Doshit që firmos si delegat për datën 11 dhjetor. Është e qartë që përçarja e PD-së ështe interesi më i mirë i regjimit të Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij non grata. Demokratët do të vazhdojnë betejën e  tyre kundër regjimit të Ramës  dhe tentakulave të tyre pranë PD-së. Demokratët kanë një dhe vetëm një kundërshtar, ai është Edi Rama dhe regjimi i tij.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike endri hasa kuvendi i 11 dhjetorit perparim kolaveri endri hasa kuvendi i 11 dhjetorit perparim kolaveri

Sondazh

Poll