Politike

1 vit pas ndarjes nga jeta, Meta dekoron ish-kryebashkiakun e Elbasanit

6 Dhjetor 2021, 14:20 Nga DOSJA
1 vit pas ndarjes nga jeta, Meta dekoron ish-kryebashkiakun e Elbasanit

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme ish-kryebashkiakun e Elbasanit Engjëll Dakli, i cili humbi jetën një vit më parë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se e ka vlerësuar Daklin me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Ai gjithashtu ka shtuar se ish-deputeti do të kujtohet me nder dhe respekt.

Postimi i Plotë:

Në 1-vjetorin e ndarjes së parakohshme nga jeta, pata sot nderin të vlerësoj me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, ish-deputetin, ish-ministrin e Punës dhe ish-kryebashkiakun e paharruar të Elbasanit, Engjëll Dakli, që me aq pasion dhe përkushtim punoi për modernizimin e qeverisjes vendore të qytetit të tij të lindjes.
Përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike me tradita qytetare dhe demokratike, Engjëll Dakli do të kujtohet përherë me nder, respekt e mirënjohje, si një qytetar model dhe i përkushtuar, intelektual kalibri, pedagog i shkëlqyer dhe mbi të gjitha si një nëpunës i ndershëm i shtetit, shembull frymëzimi për politikanët dhe zyrtarët e administratës së gjeneratave të reja.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike engjëll dakli ilir meta engjëll dakli ilir meta

Sondazh

Poll