Politike

“Mjeshtër i Madh” pas vdekjes, Meta për ish-ministrin: Dakli, intelektual kalibri

6 Dhjetor 2021, 14:56 Nga DOSJA
“Mjeshtër i Madh” pas vdekjes, Meta për ish-ministrin:

TIRANË – Kreu i Shtetit Ilir Meta dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” ish-ministrin dhe ish-kryebashkiakun e Elbasanit Engjëll Dakli një vit pas vdekjes së këtij të fundit. Presidenti ia dorëzoi titullin familjes së të ndjerit. Ai e konsideroi Daklin si “intelektual kalibri, i cili me përkushtim dhe pasion punoi për modernizimin e qeverisjes vendore.

POSTIMI I ILIR METËS

Përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike me tradita qytetare dhe demokratike, Engjëll Dakli do të kujtohet përherë me nder, respekt e mirënjohje, si një qytetar model dhe i përkushtuar, intelektual kalibri, pedagog i shkëlqyer dhe mbi të gjitha si një nëpunës i ndershëm i shtetit, shembull frymëzimi për politikanët dhe zyrtarët e administratës së gjeneratave të reja.

Engjëll Dakli shërbeu si Ministër i Punës dhe më pas si kryebashkiak i Elbasanit në vitet 1996-2000. Ai ndërroi jetë në 4 dhjetor të vitit të kaluar nga COVID-19.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta nderron jete engjell dakli titulli mjeshter i madh ilir meta nderron jete engjell dakli titulli mjeshter i madh

Sondazh

Poll