Politike

Zgjatja e mandatit të vettingut, Balla: E pamundur ta votojmë pa mbështetjen e PD-së

6 Dhjetor 2021, 17:53 Nga DOSJA
Zgjatja e mandatit të vettingut, Balla: E pamundur ta votojmë pa

SHBA – Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla shpreson që opozita të bashkojë votat me mazhorancën për miratimin e zgjatjes së afatit të organeve të vettingut deri në 2024-ën. Në studion e “Zërit të Amerikës”, zyrtari socialist theksoi se po diskutohet bashkë me opozitën propozimet për ndryshimet në Reformën territoriale dhe zgjedhore.

Pa mbështetjen e PD është e pamundur të kemi vota të mjaftueshme. Nuk duam ta përdorim draft-opinionin e Venecias si presion ndaj opozitës. Në përgjithësi në Shqipëri, të paktën kur opinionet e Komisionit të Venecias kanë qenë të qarta, është një çështje shumë teknike. Nuk bëhet fjalë për të na votuar këtë dhe ne të votojmë diçka që ata duan. Ne jemi në proces diskutimi me ta. Projektet e opozitës për çështjet territoriale e zgjedhore janë duke u diskutuar. Çështjet e reformës territoriale të diskutohen”, tha Balla.

Më tej, ai u shpreh dhe për çështjen e zgjedhjes së anëtarit të Këshillit Drejtues të Bankës së Shqipërisë. Balla theksoi se proçesi i propozimeve ka përfunduar dhe pritet zgjedhja përfundimtare.

“Procesi është i hapur. Është mbyllur shprehja e interesit dhe ne do të zgjedhim një nga ata, sepse edhe këtu bëhet fjalë për 28 firma deputetësh. PS gjithmonë do të mbështesë, ata që janë persona që gëzojnë profesionalizëm të lartë, e kjo është një garanci”, deklaroi Taulant Balla në “Zërin e Amerikës”.

Javën e kaluar, mazhoranca dhe opozita votuan së bashku miratimin e ligjit për pastrimin e parave, ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit dhe ratifikimin e marrëveshjes për vaksinën “Pfizer”.

Komisioni i Venecias sugjeroi se opozita dhe mazhoranca duhet të bashkojnë votat për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike taulant balla zgjatja e mandatit per organet e vettingut taulant balla zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll