Politike

Kundër dhunës gjinore,Kim dhe Manastirliu i bashkohen fushatës te Liqeni Artificial 

6 Dhjetor 2021, 16:22 Nga DOSJA
Kundër dhunës gjinore,Kim dhe Manastirliu i bashkohen fushatës te

TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim si dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i janë bashkuar ditën e sotme fushatës kundër dhunës me bazë gjinore. Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada amerikane shkruan se Kim dhe Manastirliu së bashku me ambasadorë të tjerë dhe aktivistë vendosën disa tabela, të cilat nxisin gratë për të denoncuar dhunën.

Postimi i Plotë:

25 Nëntori shënoi fillimin e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore dhe përgjatë gjithë fushatës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka mbështetur fushata dhe aktivitete jo vetëm për të rritur ndërgjegjësimin por edhe për të nxitur lëvizje për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave. Sot, Ambasadorja Yuri Kim dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu u bashkuan me Ambasadorë të tjerë, gra dhe aktiviste të reja në amfiteatrin e Parkut të Liqenit të Tiranës për të marrë pjesë në një nga këto fushata. Së bashku ato vendosën tabela të cilat nxisnin gratë për të denoncuar dhunën dhe ku ta denonconin atë, si dhe ndoqën interpretime nga grupe rinore lokale, që bënin thirrje për t’i dhënë fund dhunës kundër grave dhe vajzave, Aktiviteti u organizua nga Rrjeti për Fuqizimin e Grave Shqiptare, në bashkëpunim me rrjete të tjera vendore për gratë dhe të rinjtë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dhuna nder ogerta manastirliu yuri kim dhuna nder ogerta manastirliu yuri kim

Sondazh

Poll