Politike

Kushtetuesja për 30 qershorin, Presidenti Meta jep nesër qëndrimin zyrtar

6 Dhjetor 2021, 20:10 Nga DOSJA
Kushtetuesja për 30 qershorin, Presidenti Meta jep nesër

TIRANË-  Presidenti Ilir Meta pritet të mbajë një qëndrim zyrtar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019. Me anë të një njoftimi për mediat bëhet me dije se qëndrimi zyrtar do të bëhet ditën e nesërme.

Njoftimi i Plotë:

Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019. Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar.

Por çfarë ndodhi me zgjedhjet lokale?

Zgjedhjet e 30 qershorit, u bojkotuan nga ana e opozitës së bashkuar, duke lënë Partinë Socialiste të vetme në garë, e sfiduar nga vetëm disa kandidatë të Bindjes Demokratike të Astir Patozit. Ishte kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila korrikun e kaluar ka paraqitur një kërkesë në Kushtetuese dhe kërkon verifikimin e regjistrimit në këto zgjedhje të partisë së re, Bindja Demokratike. Kjo forcë politike u regjistrua për të marrë zgjedhje në limit të kornizave ligjore duke vënë në dyshim ligjshmërinë, sipas pretendimeve të Ademit. Vetë kreu i shtetit, Ilir Meta i konsideroi zgjedhjet të paligjshme duke lëshuar një tjetër mandat për zhvillimin e tyre, ndërsa zgjodhi datën 13 tetor për të rizhvilluar zgjedhjet, por asnjë parti nuk u anagazhua për të marrë pjesë në to.

(I.Af.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese ilir meta zgjedhjet e 30 qershorit gjykata kushtetuese ilir meta zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll