Politike

Siguria kibernetike, Peleshi: Shembull nga Izraeli, subvencionojmë studimet

6 Dhjetor 2021, 14:33 Nga DOSJA
Siguria kibernetike, Peleshi: Shembull nga Izraeli, subvencionojmë studimet

TIRANË – Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se qeveria shqiptare do të subvencionojë studimet dhe trajnimin e personelit të ri në fushën e mbrojtjes kibernetike. Në aktivitetin “Cyber Champ Albania”, Peleshi mori si shembull Izraelin për sa i përket punësimit në sektorin e mbrojtjes kibernetike.

Ministri shtoi se qeveria ka gati fondin për mbështetjen 1-2 mijë koduesve dhe të rinjve që duan të kualifikohen në të gjitha fushat e IT-së.

“Kjo do të thotë që ka nevojë për talente, ka nevojë për fuqi punëtore, për njerëz të kualifikuar. Sot në botë ka miliona vende pune bosh në fushën e zhvillimit të softëareve dhe aq më tepër në fushën e mbrotjes kibernetike. Unë isha para disa ditësh në Izrael e vetëm në Tel Aviv kishte 17 mijë vende pune, të cilat nuk mbusheshin dot, sepse nuk i gjenin dot në treg. Janë miliona vende pune në botë të cilat presin talente dhe për këtë arsye këto fusha janë nga fushat më të paguara, profesionet më të paguara. Kështu që krahas bachelorit në sistemin e arsimit privat apo shtetëror do të shtojmë dhe do të mbështesim, do të subvencionojmë me një program të posaçëm qeveritar edukimin dhe trajnimin e shpejtë në fushat, për të cilat po flasim pra kodim, programim, mbrojtje kibernetike. Mundësitë janë të jashtëzakonshme. Ne kemi një fond për mbështetjen e 1 mijë apo 2 mijë koduesve ose të rinjve që duan të kualifikohen dhe të bëhen kodues apo të punojnë në të gjitha fushat e IT, këto si subvencion pra për të paguar bursat e tyre. Kemi disa kompani shumë të mira që janë në kontakt me qeverinë dhe do të jenë aplikues të këtij fondi”, u shpreh ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ministria e mbrojtjes niko peleshi siguria kibernetike  ministria e mbrojtjes niko peleshi siguria kibernetike 

Sondazh

Poll