Aktualitet

FOTO/ I dha fund jetës brenda furgonit të policisë greke, ky është shqiptari

7 Dhjetor 2021, 12:11 Nga DOSJA

GREQI– Kjo është fotoja e Adem Rusit, 38-vjeçari shqiptar i cili i dha fund jetës disa ditë më parë në furgonin e policisë teksa transportohej nga spitali drejt burgut në Greqi. ‘Top Channel’ ka ndarë foton e shqiptarit që u var me lidhëse këpucësh brenda furgonit.

Shkëlqim Rusi mendon se të vëllanë mund ta kenë vrarë pasi nuk kishte pse të vetvritej me lidhëse këpucësh e aq më tepër brenda furgonit. Ai gjithashtu tregoi një bisedë që kishte pasur me vëllain 3 orë para ngjarjes dhe tregon se më pas ka marrë telefonatën nga drejtori i burgut se ai është dërguar në spital për një vizitë mjekësore rutinë.

Lajmi për vdekjen e Adem Rusit u raportua nga mediat greke pak ditë më parë, të cilat bënë me dije se shqiptari po transportohej nga spitali i Amfisës ku ishte dërguar për kurim drejt burgut të Malandrinos. Por në një moment, 38-vjeçari pretendohet të ketë varur veten me lidhëset e këpucëve në dritaren e furgonit të policisë, por ndërkohë që duhet të monitorohej gjithë kohën nga gardianët. Ngjarja ka nisur të hetohet, pasi nga autoritetet cilësohet si mjaft e dyshimtë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adem rusi vetevaret shqiptari ne greqi adem rusi vetevaret shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll