Aktualitet

Ku shkoi konkursi me 3 çmime? Rama bëhet pishman, fshin postimin, reklamon çerdhen

7 Dhjetor 2021, 09:46 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama duket se nuk ishte shumë i vendosur mëngjesin e sotëm për postimin që do ndante me ndjekësit në ‘Facebook’. Në orët e para të mëngjesit, ai shpalli njoftimin që do të zhvillohej përgjatë tre javëve të fundit të vitit 2021. Në garë do të ishin çmimi për fotografinë e vitit, videokërkesa dhe urimi më i veçantë.

Mirëpo, postimi u fshi dhe u zëvendësua me çerdhen e re “Hapat e parë” në Paskuqan, e cila është gati që të presë të vegjlit.

Ndoshta postimi i parë ishte i gabuar dhe i nxituar. Ndoshta Rama do ta ripublikojë dhe një herë në ditët në vijim, kur të jemi më pranë festave e në atë periudhë personat e interesuar mund të aplikojnë e me shpresë të fitojnë ndonjë çmim. Ekziston dhe mundësia që stafi, i cili merret me menaxhimin e rrjetit social të kryeministrit Rama të ketë ngatërruar datën e publikimit.

Por mund edhe të kenë vendosur të mos e zhvillojnë edhe fare si konkurs!

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama rama ne facebook edi rama rama ne facebook

Sondazh

Poll