Aktualitet

Lihet në burg për vrasjen e gruas dhe kunatës! Musta: Kam merak për fëmijët

7 Dhjetor 2021, 09:35 Nga DOSJA
Lihet në burg për vrasjen e gruas dhe kunatës! Musta: Kam merak

VLORË– Gazmend Musta u la ditën e sotme në burgim përjetë nga Gjykata e Apelit në Vlorë. Gjykata la në fuqi dënimin e shkallës së parë “burgim të përjetshëm” për Mustën. I dënuari për krimin e dyfishtë brenda familjes ka shfaqur pendesë në gjyq dhe ka shprehur merak për dy fëmijët e tij të mitur 3 dhe 7 vjeç.

Gazmend Musta vrau gruan e tij, Gentjana Musta dhe kunatën e tij Merisë më 2 janar 2019. I gjithë konflikti nisi pasi Gentjana kishte kërkuar të shkonte tek prindërit e saj në fshatin Drizar për vizitë pas Vitit të Ri. Për këtë arsye kishte ardhur edhe Merisa në shtëpinë e tyre, në mënyrë që tek prindërit të kthehej me Gentjanën. Momentin e krimit ajo u fut mes Gazmendit dhe Gentjanës që të mbronte të motrën, por përfundoi e vrarë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gazmend musta gazmend musta

Sondazh

Poll