Aktualitet

Vrau gruan dhe kunatën, Gjykata e Apelit vendos burg përjetë për Gazmend Mustën

7 Dhjetor 2021, 09:13 Nga DOSJA
Vrau gruan dhe kunatën, Gjykata e Apelit vendos burg përjetë

VLORË– Gjykata e Apelit të Vlorës ka lënë në fuqi dënimin me “burgim të përjetshem” për Gazmend Musta, i cili vrau gruan dhe kunatën e tij më 2 janar 2019. Gjykata e Fierit kishte dhënë vendim për burg përjetë për Mustën, vendim ky i lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Vlorë.

SI NDODHI KRIMI?

Vrasja e dyfishtë ndodhi në Ballsh, ditën e 2 janarit 2019, kur Gazmend Musta vrau gruan e tij, Gentjana Musta dhe kunatën e tij Merisë. I gjithë konflikti nisi pasi Gentjana kishte kërkuar të shkonte tek prindërit e saj në fshatin Drizar për vizitë pas Vitit të Ri. Për këtë arsye kishte ardhur edhe Merisa në shtëpinë e tyre, në mënyrë që tek prindërit të kthehej me Gentjanën.

Momentin e krimit ajo u fut mes Gazmendit dhe Gentjanës që të mbronte të motrën, por përfundoi e vrarë. Pas krimit të ndodhur dy familjet patën konflikte për kujdestarinë e fëmijëve. Prindërit e autorit kërkuan që ta merrnin ata kujdestarinë e dy të miturve, por Gjykata e Fierit e rrëzoi këtë kërkesë.

Gjykata vendosi në favor të dajës së të miturve dhe gjithë këtë periudhë dy të vegjlit kanë qëndruar në fshatin SOS.

LEXO EDHE:

Lihet në burg për vrasjen e gruas dhe kunatës! Musta: Kam merak për fëmijët

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gazmend musta gazmend musta

Sondazh

Poll