Politike

Kuvendi i 11 dhjetorit! Dega e PD-së së Librazhdit dhe Përrenjasit publikojnë emrat

6 Dhjetor 2021, 13:33 Nga DOSJA
Kuvendi i 11 dhjetorit! Dega e PD-së së Librazhdit dhe

TIRANË– Dega e PD-së së Librazhdit ka bërë publike ditën e sotme emrat e delegatëve që i janë bashkuar Kuvendit të 11 dhjetorit. Emrat janë lexuar nga nënkryetari i degës së PD-së së Librazhdit, Ndriçim Lila i cili është shprehur se janë 10 delegatë që nuk duan të ju përmendet emri.

Ai është shprehur se 67 % e delegatëve të Librazhdit do të jenë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Sipas përfaqësuesit të demokratëve të Përrenjasit, Arjanit Leka Kuvendit të 11 dhjetorit do ti bashkohen edhe delegatë që nuk kanë firmosur. Ai shprehet se dega e PD-së së Përrenjasit ka 62 delegatë dhe 37 prej tyre kanë firmosur për të qenë pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit.

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes delegatet e pd librazhd perrenjas aksioni i berishes delegatet e pd librazhd perrenjas

Sondazh

Poll