Aktualitet

Aksident me vdekje në Lezhë, shoferi largohet nga vendngjarja (EMRI I VIKTIMËS)

6 Dhjetor 2021, 15:34 Nga DOSJA
Aksident me vdekje në Lezhë, shoferi largohet nga vendngjarja (EMRI I

LEZHË– Një qytetar ka ndërruar jetë pasi është përplasur për vdekje nga një automjet i llojit “Mercedez Benz”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Lezhë, në aksin rrugor Torrovicë-Lezhë. Mësohet se qytetari ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që makina e ka përplasur.

Goditja nga mjeti i ka shkaktuar këmbësorit plagë të rënda. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.  Sipas informacioneve, viktima quhet Ndue Sokoli. 

Ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Emri i drejtuesit të mjetit dhe shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

NJOFTIMI I POLICISË
Në rrugën rurale të fshatit Torovicë, Lezhë, mjeti tip “Benz ” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.S., ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në lezhë lezhe aksident në lezhë lezhe

Sondazh

Poll