Aktualitet

VD-Vila ishte kthyer në “shtëpi bari”, pranga babë e bir dhe 3 punonjës të OSHEE

6 Dhjetor 2021, 13:49 Nga DOSJA
VD-Vila ishte kthyer në “shtëpi bari”, pranga babë e

DURRËS– Një “shtëpi bari” është zbuluar në Durrës! Pas një aksioni të zhvilluar në Durrës, Policia e Shtetit ka vënë në pranga në flagrancë babë e bir, Sherif Kola dhe djali i tij Igli Kola, që merreshin me rritjen e kanabisit me llamba, ndërsa janë arrestuar edhe 3 punonjës të OSHEE-së. Këta të fundit, të identifikuar siritan Axhami, Serkid Pelinci dhe Agron Koçi akuzohen për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre. Ndërkohë që në kuadër të operacionit “Meshigli”, babë e bir, të  kultivonin në katin e katërt të shtëpisë së tyre 254 bimë kanabis. Po ashtu u gjetën dhe 15 kg e 100 gramë, të paketuar dhe gati për shitje.


NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Meshigli”. Gjatë operacionit goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, me llamba. Arrestohen në flagrancë babë e bir, për kultivim të bimëve narkotike me llamba dhe përshtatje të ambientit për këtë qëllim. Gjithashtu, gjatë operacionit vihen në pranga edhe 3 punonjës të OSHEE-së, për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre. Sekuestrohet baza materiale elektrike që shërbente për kultivimin e kanabisit, me anë të ngrohjes.

Pas një pune gjurmuese, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nga strukturat e hetimit të krimit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Meshigli”. Gjatë këtij operacioni, në Shënavlash, u evidentua një banesë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. U arrestuan në flagrancë shtetasi Sh. K. dhe djali i tij, shtetasi I. K., banues në fshatin Shënavlash.

Në katin e katërt të baneses së shtetasit Sh. K., u gjetën dhe u sekuestruan 15 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa dhe 254 bimë narkotike. Në vijim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit: D. A., S. P. dhe A. K., punonjës së OSHEE-së, pasi nuk kanë kallëzuar për krimin dhe kanë shpërdoruar detyrën. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet agron koçi dritan axhami droge ne durres durres igli kola kanabis sativa policia serkid pelinci sherif kola agron koçi dritan axhami droge ne durres durres igli kola kanabis sativa policia serkid pelinci sherif kola

Sondazh

Poll