Aktualitet

Propozimi i PD, Basha: 22 vite burg për politikanët që përfshihen në krime zgjedhore

6 Dhjetor 2021, 12:38 Nga DOSJA
Propozimi i PD, Basha: 22 vite burg për politikanët që

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkon ndryshimin e Kodit Penal. Ashtu siç edhe e kishte paralajmëruar, Vettingu në Politikë, nuk ishte propozimi i fundit i kryedemokratit Lulzim Basha. Sot, ai ka nxjerrë propozimet e radhës kësaj herë për ndryshime në Kodin Penal, ku kërkohet edhe ashpërsimi i dënimin në përputhje me atë të Italisë fqinje. Për këdo politikan që kryen krime zgjedhore, Basha propozon dënimin me 22 vite burg, por edhe ndalimin e përjetshëm të ushtrimit të funksioneve të tjera publike.

Krahas vettingut në politikë, me qëllim dhënien fund njëherë e mirë lidhjeve të botës së krimit me politikën, @pdshqiperi do të propozojë ndryshimin e Kodit Penal, në përputhje me Kodin Penal italian (n. 416 ter), duke ashpërsuar dënimet për këdo që kryen krime zgjedhore. Nëse politikani, i përfshirë në një skemë të tillë, zgjidhet, ai dënohet me 22 vite burg. 4. Politikanit dhe kujtdo që përfshihet në veprimtari të tilla i ndalohet përjetësisht ushtrimi i funksioneve publike. Qeverisja dhe fatet e shqiptarëve nuk mund të diktohen nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që zëri i qytetarëve shqiptarë të #dëgjohet dhe vullneti i tyre të #respektohet,”-shkruan Basha. 

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend propozimet për ndryshime kushtetuese; ndryshime në hartën territoriale të Shqipërisë; ndryshime në reformën zgjedhore dhe miratimin e projektit për Vettingun e politikanëve, tezë kjo që është rikthyer pas 3 vitesh, me disa ndryshime.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike kodi penal lulzim basha pd propozon ndryshime ne kodin penal kodi penal lulzim basha pd propozon ndryshime ne kodin penal

Sondazh

Poll