Sport

Stuhi në futbollin kolumbian, kërkohet hetim i ndeshjes. Cuadrado me shokë zemërohen

6 Dhjetor 2021, 09:33 Nga DOSJA

KOLUMBI – Futbolli kolumbian është në një stuhi zemërimi për epilogun e ndeshjes mes Llaneros dhe Union Magdalena, përcaktuese për kalimin në ‘Dimayor’, ligën më të mire të futbollit të këtij vendi.

Llanerosi, jashtë loje për promovim, ishte epërsi 1-0 deri në minutën e 95-të dhe më pas pësuan në mënyrë të shpejtë dhe tepër të dyshimtë, dy gola nga miqtë, i fundit prej të cilëve ishte thuajse komik, me mbrojtësit vendas që qëndruan në këmbë si statuja. Me rezultatin 2-1 është skuadra Union Magdalena që fiton një vend në kategorinë e lartë të futbollit kolumbian në kurriz të Fortalezës.

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë Kolumbianë “i kërkoi komisionit disiplinor të ‘Dimayor’ të kryente një hetim rigoroz sa më shpejt të jetë e mundur”. Asnjë nga klubet në fjalë nuk ka folur, vetëm fituesit kanë postuar në Twitter se ky rezultat tregon, se “çdo gjë është e mundur”.

Nuk kanë munguar as reagimet e shtetasve kolumbianë në mbarë botën. Juventini Juan Cuadrado foli për “mungesë respekti”, ndërsa Mateus Uribe (Porto) e cilësoi atë që ndodhi si “të turpshme për futbollin kolumbian”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport federata kolumbiane e futbollit futbollisti nga kolumbia juventini juan cuadrado mateus uribe (porto) në një stuhi zemërimi për epilogun e ndeshjes mes llaneros dhe union magdalena për kalimin në ‘dimayor’ federata kolumbiane e futbollit futbollisti nga kolumbia juventini juan cuadrado mateus uribe (porto) në një stuhi zemërimi për epilogun e ndeshjes mes llaneros dhe union magdalena për kalimin në ‘dimayor’

Sondazh

Poll