Sport

ITF nuk do t’i pezullojë turnetë e saj në Kinë, pavarësisht ‘çështjes’ Peng Shuai

6 Dhjetor 2021, 08:52 Nga DOSJA
ITF nuk do t’i pezullojë turnetë e saj në Kinë,

ANGLI – Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) nuk do të ndjekë shembullin e WTA-së, e cila pezulloi turnetë e saj në Kinë, pas ‘çështjes’ Peng Shuai. “Ne nuk duam të ndëshkojmë një miliard njerëz, kështu që do të vazhdojmë t’i organizojmë ngjarjet tona për të rinjtë dhe të moshuarit atje për momentin,”- tha për BBC, David Haggerty, president i ITF-së.

Drejtuesi tha, se ITF do të “punojë prapa skenave” për të zgjidhur çështjen. Federata në fjalë, organizon Kupën Davis, Kupën Billie Jean King (ish-Fed Cup) dhe shumë turne të nivelit të dytë të tenisit ndërkombëtar.

Shqetësimi është ende i lartë në botën e tenisit për fatin e Peng Shuai, ish-numri 1 i botës në dyshe, e cila u zhduk disa javë, pasi akuzoi një ish-zyrtar të lartë të regjimit kinez për përdhunim. Rishfaqja e saj në disa media shtetërore, nuk ka mjaftuar për të qetësuar situatën.

Autoritetet kineze u tërbuan kur mësuan për pezullimin e turneve WTA në vend, duke denoncuar veprimin e saj, si një “politizim të sportit”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport artenis tërshalla david haggerty federata ndërkombëtare e tenisit federata në fjalë nuk do të ndjekë shembullin e wta-së organizon kupën davis pas ‘çështjes’ peng shuai president i itf-së artenis tërshalla david haggerty federata ndërkombëtare e tenisit federata në fjalë nuk do të ndjekë shembullin e wta-së organizon kupën davis pas ‘çështjes’ peng shuai president i itf-së

Sondazh

Poll