Sport

Ibrahimovic: “Kontrata ime nuk skadon, i bëj presion Milanit që të qëndroj gjallë”

6 Dhjetor 2021, 05:48 Nga DOSJA
Ibrahimovic: “Kontrata ime nuk skadon, i bëj presion Milanit që

ITALI – “Kontrata ime nuk skadon. Unë dua të luaj sa më shumë që të jetë e mundur dhe për aq kohë sa të kem adrenalinë do të luaj. Ne i bëjmë presion Milanit që të rinovojë, por unë shpresoj të qëndroj te kuqezinjtë për gjithë jetën. Kam objektiva që mund t’i arrij dhe dua të fitoj një tjetër Scudetto”.

Zlatan Ibrahimovic, i ftuar i “Che tempo che fa” në Rai Tre, sigurisht që nuk e fsheh dëshirën për të vazhduar të veshë fanellën e kuqezinjve edhe përtej qershorit të ardhshëm. Suedezi, i cili në tetor mbushi 40 vjeç, megjithatë foli edhe për hipotezën e tërheqjes nga futbolli: “Nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas, kështu që kam pak frikë të ndalem. Le të shohim, por dua të vazhdoj duke luajtur.”

“Adrenalina më mban në këto nivele, – vazhdoi Ibra, – dhe pa adrenalinë nuk do të isha këtu ku jam. Është çelësi i gjithçkaje. Më parë isha më ‘rock and roll’, por tani jam më i pjekur. Si fëmijë unë ishte shumë aktiv. Prindërit e mi u përpoqën të më kontrollonin, por nuk mundën”.

Ishte një bisedë e gjatë, në të cilën kishte vend edhe për diskutimet e sotme, për ndeshjen e Champions League kundër Liverpoolit: “Është një ndeshje e rëndësishme dhe duhet ta luajmë në maksimumin tonë dhe të shohim se si do të shkojë”. Pati fjalë edhe për dashurinë e madhe për agjentin e tij Mino Raiola: “Mino është gjithçka… agjent, mik, baba, më shumë se një familjar. Në fillim të karrierës sime më ndihmoi shumë”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport champions league derbi i milanos gjysmefinale e champions league liverpoolit mino raiola të qëndroj te kuqezinjtë zlatan ibrahimovic champions league derbi i milanos gjysmefinale e champions league liverpoolit mino raiola të qëndroj te kuqezinjtë zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll