Sport

E ardhmja te Barcelona, Salah i jep fund spekulimeve: Po të ishte në dorën time…

5 Dhjetor 2021, 21:42 Nga DOSJA
E ardhmja te Barcelona, Salah i jep fund spekulimeve: Po të ishte në

ANGLI-Mohamed Salah dha një intervistë për rrjetin egjiptian MBC Masr Tv, në të cilën sulmuesi i Liverpoolit foli për situatën e rinovimit dhe i përgjigjet interesimit të Barcelonës. Mohamed Salah thotë se është i lumtur kur dëgjon se klubi spanjoll dëshiron të firmosë me të, por ai preferon të qëndrojë në Angli te Liverpool.

Raportet e fundit në Spanjë pretendojnë se trajneri i ri Xavi është i vendosur të sjellë 29-vjeçarin në Camp Nou, ndërsa skuadra e tij kërkon të forcojë sulmin.

“E kam thënë disa herë, nëse vendimi është në dorën time, dua të qëndroj tek Liverpool, por vendimi është në duart e drejtuesve dhe ata duhet ta zgjidhin këtë çështje. Është në dorën e tyre.”
Përveç Barcelonës, edhe PSG ka shfaqur interesimin për Salah. Klubi francez e sheh egjiptianin si zëvendësuesin ideal për Mbappénë, nëse sulmuesi francez përfundon te Reali verën e ardhshme.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona liverpool salah barcelona liverpool salah

Sondazh

Poll