Sport

Çmenduri në Jeddah, Hamilton fiton ndaj Verstappen! Titulli vendoset në Abu Dhabi

5 Dhjetor 2021, 20:15 Nga DOSJA
Çmenduri në Jeddah, Hamilton fiton ndaj Verstappen! Titulli vendoset

ARABI SAUDITE– Lewis Hamilton triumfon në Jeddah të Arabisë Saudite. Piloti i Mercedes i parapriu Max Verstappen dhe Valtteri Bottas që mbylli podiumin. Një Grand Prix shumë i tensionuar, me tre starte pas shumë përplasjeve dhe disa incidente.

Në xhiron e 43-të erdhi një vendim për 5 sekonda penalizim për Verstappen, ndërsa në të njëjtën kohë Hamilton kompletoi parakalimin dhe mori kryesimin e garës, të cilin e mbajti deri në fund, duke ia dalë të triumfojë.

 

After 50 intense laps of battling, the emotions come pouring out for @MercedesAMGF1
#SaudiArabianGP ?? #F1 pic.twitter.com/JMXkWwKPyq

— Formula 1 (@F1) December 5, 2021

Gara e radhës do të jetë në Abu Dabi dhe pikërisht aty do të vendoset edhe kampioni i Formulës 1 për sezonin 2021, një nga më të luftuarit dhe më dramatikët në histori. Duhet thënë se dy pilotët janë me pikë të barabarta me 369.5 pikë secili.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport formula 1 hamilton verstappen formula 1 hamilton verstappen

Sondazh

Poll