Sport

VD/ Verstappen penalizohet edhe për përplasjen me Hamilton, po renditja nuk ndryshon

6 Dhjetor 2021, 07:55 Nga DOSJA
VD/ Verstappen penalizohet edhe për përplasjen me Hamilton, po

ARABIA SAUDITE – I penalizuar për mbrojtjen e tij ndaj Lewis Hamilton në fillimin e xhiros së 37-të (5 sekonda), Max Verstappen pësoi edhe një penalitet tjetër prej 10 sekondash shtesë për veprimin që kishte shkaktuar një përplasje me britanikun në fund të së njëjtës xhiro. Në këtë manovër, piloti i Red Bull shpjegoi se kishte ngadalësuar shpejtësinë për t’i rikthyer Hamiltonit vendin e tij për të shmangur penalltinë e pare, të cilën më në fund e mori pak më vonë.

“Pasi dëgjuan dy protagonistët në fund të garës, komisarët e garës e justifikuan vendimin e tyre, sepse “makina 33” frenoi papritur, duke sjellë një ngadalësim prej 2.4 g. Edhe pse drejtuesi i “makinës 44” mund të kishte kaluar “numrin 33”, kur ky i fundit uli shpejtësinë, ne e kuptojmë pse dy drejtuesit nuk kanë dashur të kalojnë të parët vijën e zbulimit të DRS-së. Frenimi i papritur nga drejtuesi i “makinës 33” konsiderohet i çrregullt dhe shkaku kryesor i përplasjes”. Një vendim që vendos një dënim standard prej 10 sekondash.

Por ky sanksion, si dhei 5 sekondave të marramë parë, nuk e ndryshon renditjen. Max Verstappen ishte më shumë se 21 sekonda përpara Valtteri Bottas, i treti, në pistë dhe për këtë arsye ruan e vendit të tij të dytë (me më shumë se 6 sekonda diferencë).

Prandaj piloti holandez Max Verstappen mbetet lider i kampionatit në sajë të numrit të fitoreve këtë sezon (9 kundër 8) edhe pse është me 369.5 pikë të barabarta me  Lewis Hamilton, para Grand Prix-it të fundit në Abu Dhabi të dielën e ardhshme.

OH L’ACCROCHAGE ENTRE LEWIS ET MAX ! ?

Mais c’est quoi cette fin de GP ? ?#SaudiArabianGP ?? #F1

▶️ https://t.co/7plkVVV12v pic.twitter.com/JQeOezN6ih

— CANAL+ F1® (@CanalplusF1) December 5, 2021

B.T (Dosj.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport holandez max verstappen të red bull kishte shkaktuar një përplasje me britanikun lewis hamilton max verstappen piloti britanik lewis hamilton holandez max verstappen të red bull kishte shkaktuar një përplasje me britanikun lewis hamilton max verstappen piloti britanik lewis hamilton

Sondazh

Poll