Sport

Humbën derbin, tifozët e Dinamo Zagrebit sulmojnë studentët. Arrestohen agresorët…

6 Dhjetor 2021, 08:22 Nga DOSJA
Humbën derbin, tifozët e Dinamo Zagrebit sulmojnë studentët.

KROACI – Hajduk Split, mbrëmë ka fituar 2-0 derbin ndaj Dinamo Zagrebit në stadiumin “Maksimir”. Por, pas përfundimit të ndeshjes, në rrugët e Zagrebit, ka patur akte vandalizmi dhe dhune, raporton gazeta “Blic Sport”.

Rreth orës 22:00, policia kishte rrethuar konviktin studentor ‘Stjepan Radiq’ në Zagreb me katër makina dhe 10 deri në 15 policë, për shkak të raportimit se tifozët e Dinamo Zagreb, “Bad Blue Boys” kanë hyrë në konvikt dhe kanë sulmuar fizikisht studentët.

Siç raportojnë mediat kroate, anëtarët e grupit të tifozëve “Bad Blue Boys”, të njohur jo vetëm si mbështetës të Dinamo Zagrebit, por edhe për aktet e tyre të dhunshme, janë ngjitur mbi gardhin e konviktit, kanë sulmuar studentët dhe më pas janë larguar.

“Mendoj se kanë ardhur këtu, sepse e dinë që askush nuk është nga Zagrebi në konvikt dhe ata kanë dashur të hakmerren”,- është shprehur një student për “Jutarni”. Studentët pretendojnë se janë arrestuar nga 10 deri në 15 persona.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “bad blue boys” dinamo zagrebit hajduk split në rrugët e zagrebit në stadiumin “maksimir” në zagreb me katër vetura tifozët e dinamo zagreb “bad blue boys” dinamo zagrebit hajduk split në rrugët e zagrebit në stadiumin “maksimir” në zagreb me katër vetura tifozët e dinamo zagreb

Sondazh

Poll