Sport

PLAS KEQ/ “Qepe, shiko se çfarë bëre”! Allegri kapet me Morata-n pas zëvendësimit

5 Dhjetor 2021, 22:48 Nga DOSJA
PLAS KEQ/ “Qepe, shiko se çfarë bëre”! Allegri

TORINO-Shkëndija mes Allegrit dhe Moratas në ndeshjen Juventus-Genoa. Në minutën e 72′ sulmuesi pati një mosmarrëveshje me lojtarin e Genoa-s Biraschin dhe pasi u thirr nga arbitri u ndëshkua me karton të verdhë. Allegri i tërbuar vendosi ta zëvendësonte menjëherë.

Duke u kthyer në pankinë, në fakt, spanjolli u përpoq të justifikohej, por Max Allegri nuk ia zgjati shumë. “I dhurove një faull, duhet ta qepësh!”, i bërtiti Allegri duke e kapur për krahu. Dhe përsëri: “Je duke bërë rrëmujë!”, ndësa gjatë gjithë kohës Morata përsëriste mes të dëshpëruarit dhe të zemëruarit: “Po çfarë kam bërë!? Çfarë kam bërë!?”.

 

Allegri vs Morata pic.twitter.com/PAh87dyqBt

— Bianconeri Zone (@BianconeriZone) December 5, 2021

Ndërkohë në fund të ndeshjes, trajneri i Juventusit nuk e përmendi atë incident. “Nuk kisha ndërmend ta zëvendësoja, por më pas ai mori atë karton të verdhë dhe unë e largova. Sa keq, sepse ai kishte bërë mirë,” shpjegoi Allegri pas ndeshjes.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport allegri juventus morata allegri juventus morata

Sondazh

Poll