Aktualitet

EMRI / Po kalonte në Morinë me armë! I kontrollojnë ‘Benz’-in, arrestohet 38-vjeçari

6 Dhjetor 2021, 07:45 Nga DOSJA
EMRI / Po kalonte në Morinë me armë! I kontrollojnë

MORINË – Policia Kufitare e Morinës ka bërë të mundur arrestimin e një 38-vjeçari nga Durrësi, Kaçanik Ndoj, i cili ka tentuar të hyjë në territorin shqiptar nëpërmjet kësaj pike kufitare me armë me vete. Po ashtu, nën hetim në gjendje të lirë është vënë edhe pasgjeri në mjet, pasi akuzohet për ‘Moskallzim krimi’.

Gjatë kontrollit, 38-vjeçarit i kanë gjetur jo vetëm armën tip pistoletë, por edhe një sasi fishekësh., ndërsa ndaj tij ka nisur procedimi për veprën penale të ‘Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak’.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Kufitare e Morinës evidenton dhe godet një rast të tentativës për të hyrë në territorin shqiptar, me armë zjarri me vete. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit që i posedonte. Procedohet në gjendje të lirë dhe pasagjeri në mjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. N., 38 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar shtetasit K. N., një armë zjarri pistoletë, me fishekë. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, të shtetasit: K. N., 38 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, pasagjeri në mjet, shtetasi F. G., 30 vjeç, banues në Tiranë. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet armembajtje pa leje arrestimi ne morine kaçanik ndoj morine pika kufitare e morines armembajtje pa leje arrestimi ne morine kaçanik ndoj morine pika kufitare e morines

Sondazh

Poll