Sport

Penallti e humbur, gola dhe VAR! Partizani-Skënderbeu i prodhon të gjitha

4 Dhjetor 2021, 17:56 Nga DOSJA
Penallti e humbur, gola dhe VAR! Partizani-Skënderbeu i prodhon të

TIRANË-Partizani merr fitoren e dytë rradhazi. Në javën e 11-të të Kategorisë Superiore skuadra e Ilir Dajës fiton ndaj ish-skuadrës së tij,Skënderbeut me shifrat 2-1. Takimi zhvilluar në “Air Albania” prodhoi gjithçka. Gola,raste polemika, por në fund ishin të kuqtë që morën tre pikë të arta.

Të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë. Rrapaj në minutën e 18′ shënoi për Partizanin, ndërsa Skënderbeu barazoi me Mensah 5 minuta më vonë. Ndërsa Cara vulosi këtë takim në të 32-tën. Pjesa e dytë prodhoi raste për të dy ekipet, por jo gola.

Mundësinë më të mirë për të barazuar, korçarët e patën në minutën e 82-të me një penallti të ekzekutuar nga Jorgo Meksi, por Teqja e hipnotizoi, duke ia pritur lehtësisht goditjen.Me këtë fitore Partizani ngjitet në kuotën e 15 pikëve, po aq sa ka edhe Laçi i vendit të katërt, ndërsa Skënderbeu mbetet në kuotën e 8 pikëve, në vendin e parafundit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport partizani skenderbeu partizani skenderbeu

Sondazh

Poll