Sport

Kessie-Saelemaekers, Milan likujdon shpejt Salernitanën, Veseli 90 minuta lojë

4 Dhjetor 2021, 16:04 Nga DOSJA
Kessie-Saelemaekers, Milan likujdon shpejt Salernitanën, Veseli 90 minuta

MILANO-Milan nuk e diskuton Salernitanën. Në javën e 16-të të Serie A skuadra e Piolit fiton me shifrat 2-0 dhe ngjitet përkohësisht në vendin e parë në pritje të rezultatit të Napolit që do të luajë ndaj Atalantës.

Siparin e golave e hapi Franck Kessie me një gol që në minutat e para të takimit. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë shfrytëzoi një pasim nga Rafael Leao në brendësi të zonës duke e çuar rezultatin në 1-0. Ndërkohë, pak minuta më vonë, Milani dyfishoi gjithçka me anë të Saelemaekers.

Belgu shënoi një gol mjaft të bukur në cepin e portës duke e bërë të pavlefshëm fluturimin e Belec. Në pjesën e dytë nuk ndryshoi asgjë, duke parë që skuadra nga Salerno nuk u mundua për asnjë minutë ti bënte keq Milanit.Ndërkohë mbrojtësi shqiptar Frederik Veseli luajti 90 minuta

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport milan salernitana milan salernitana

Sondazh

Poll