Sport

Shoku i tij te Liverpool: “Balotelli gjuante me mandarina, ndërsa Rodgers fliste…”

4 Dhjetor 2021, 10:18 Nga DOSJA

ANGLI – Michael Jordan Williams është një mesfushor uellsian, i cili në moshën 14-vjeçare u fut në akademinë e të rinjve të Liverpoolit. Djali, duke u rritur, arriti të bënte edhe disa ndeshje me ekipin e parë “The Reds” përpara se të largohej nga klubi në 2018.

Williams ndante dhomën e zhveshjes me kampionë të mëdhenj, por duke biseduar me “LiverpoolEcho”, ai është shprehur se kujton me një buzëqeshje të veçantë Mario Balotellin.

Një nga destinacionet e shumta, ku Mario Balotelli nuk ishte në gjendje të tregonte më të mirën e repertorit të tij në fushë, është edhe Liverpooli. Ish-shoku i tij te “The Reds”, uellsiani Michael Jordan Williams, flet për sulmuesin italian nga pikëpamja njerëzore. Sa kujtime …

“Kam shumë, por vetëm disa mund të them! Ai është një djalë absolutisht i mirë. Disa njerëz e kanë idenë e gabuar për të. Kam lexuar histori për të, duke shënuar autogola në stërvitje dhe ndoshta është e vërtetë. E pashë ta bënte një herë. Mbaj mend vetëm një episod, që nuk do ta harroj kurrë në dhomën e zhveshjes.

Trajneri Brendan Rodgers po fliste me djemtë. Çfarë bëri SuperMario atë kohë? Më kujtohet se një cope mandarine më goditi në fytyrë: Çfarë ishte ajo? Askush nuk mund të qeshte, sepse po fliste trajneri. Ngrita sytë dhe pashë Balotellin në qoshe, afër tualetit, duke qeshur me të madhe.

Nuk mund ta besoja, që ai po më gjuante me mandarina në fytyrë, ndërsa trajneri po fliste. Rodgers nuk mund të më shihte se Mario ishte pas tij, unë po mundohesha të mos qeshja, ishte e tmerrshme. Ai është një djalë qesharak. Disa nga gjërat që bënte në stërvitje nuk do të ëndërroja t’i bëja kurrë,”– tregoi ndër të tjera ish-shoku i sulmuesit italian Michael Jordan Williams.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “anfield” kundër liverpoolit 30-vjeçari balotelli mario balotelli me ekipin e parë “the reds” mend vetëm një episod michael jordan williams është një mesfushor uellsian në akademinë e të rinjve të liverpoolit një cope mandarine trajneri brendan rodgers po fliste “anfield” kundër liverpoolit 30-vjeçari balotelli mario balotelli me ekipin e parë “the reds” mend vetëm një episod michael jordan williams është një mesfushor uellsian në akademinë e të rinjve të liverpoolit një cope mandarine trajneri brendan rodgers po fliste

Sondazh

Poll