Sport

VIDEO / Kukësi luan tenis me Kastriotin dhe ndjek Tiranën “këmba këmbës”…

4 Dhjetor 2021, 15:11 Nga DOSJA
VIDEO / Kukësi luan tenis me Kastriotin dhe ndjek Tiranën

KAMEZ – Kukësi ka shkatërruar 6-1 Kastriotin në këtë javë të 11-të të Abissnet Superiores, duke regjistruar kështu fitoren më të thellë të këtij sezoni që ka arritur një skuadër në këtë kategori.

Skuadra e drejtuar nga Longo e pati shumë të lehtë këtë ndeshje me vendin e fundit të klasifikimit. Feizhao zhbllokoi ndeshjen në minutën e 24-të të ndeshjes së zhvilluar në stadiumin e Kamzës, që është kthyer si një shtëpi e dytë për skuadrën krutane.

Brenda 45 minutave të para verilindorët shënojnë edhe golin e dytë me Milunovic, duke vulosur fitoren, por jo rezultatin. Ishte pjesa e dytë ajo që e pa krejtësisht të dorëzuar skuadrën e Ramadan Ndreut, e cila pësoi edhe 4 gola të tjerë në fraksionin e dytë të takimit.

Feizhao plotëson tripletën e tij të këtij takimi me dy golat e shënuar në minutat e 50-të dhe të 77-të. Një minut më pas Kastrioti shënon golin e vetëm të këtij takimi, i cili i shërben thjesht për statistikë.

Si kundër përgjigje Kukësi shënon edhe dy herë të tjera me Taipin dhe Bruno Lulajn me penallti në shtesë, për të mbyllur këtë ndeshje me shifrat tenistike 6-1 dhe për të qëndruar aty pranë Tiranës në pritje të një hapi fals.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport aeroporti i kukësit qytetarët dënohet kukësi humbja ndaj kukesit kukesi ndeshja kukesi partizani aeroporti i kukësit qytetarët dënohet kukësi humbja ndaj kukesit kukesi ndeshja kukesi partizani

Sondazh

Poll