Sport

VIDEO/ Armando Broja shënon gol një spektakolar dhe nuk harron shqiponjën…

4 Dhjetor 2021, 16:01 Nga DOSJA
VIDEO/ Armando Broja shënon gol një spektakolar dhe nuk harron

ANGLI – Në ndeshjen e javës së 15-të të Premier League, sulmuesi i kombëtares shqiptare kuqezi, Armando Broja, që luan në radhët e Southampton rikthehet titullar dhe gjen sërish rrugën e rrjetës. Në minutën e 30-të të ndeshjes ndaj Brighton, sulmuesi shtatlartë realizoi një gol spektakolar, duke zhbllokuar edhe rezultatin e ndeshjes.

Broja mori një pasim në hyrje të zonës, në pozicion të prirët dhe me një finte spektakolare, dribloi një mbrojtës kundërshtar, duke u vënë i vetëm me portierin, ndërsa më pas e pati të lehtë të dërgojë topin në rrjetë.

Ky është goli i tretë i Armando Brojës, që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Southamptonin, teksa edhe këtë herë nuk mungoi festa me shqiponjë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport armando broja në radhët e southampton paraqitja e sulmuesit armando broja me klubin e çelsit u-23 premier league sulmuesi armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare kuqezi armando broja në radhët e southampton paraqitja e sulmuesit armando broja me klubin e çelsit u-23 premier league sulmuesi armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare kuqezi

Sondazh

Poll